9.1 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Murati – opozitës: Veç a jeni që e kaloni Vettingun, buxheti nuk mungon – edhe me rrena jeni dorështrënguar

Ministri i Financave, Hekuran Murati para deputetëve në Kuvendin e Kosovës ka thënë se buxheti i vitit 2023 përbën një hap tutje drejt realizimit të programit qeverisës të VV-së, shkruan Gazeta Online Reproteri.net.

Murati tha se si rrjedhojë e të hyrave, mundësohet që të përshtaten edhe shpenzimet.

Sa i përket buxhetit për Vettingun apo Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë, Ministri i Financave tha se buxheti nuk mungon, veçse i tha deputetëve a janë ata në gjendje ta kalojnë.

“Veç a jeni që i kaloni dhe vettingun se buxheti nuk mungon. Më lejoni të ju kujtoj, që të njëjtën gjë keni thënë për Gjykatën Komerciale, por që tani e kemi dhe funksionale. Nuk është çështja te buxheti veç kalojeni ju Vettingun dhe na mundësi të lëvizet përpara me reformat në drejtësi dhe të pasurisë se pajustifikueshme”.

“Dezinformata me ligjin e pagave, më lejoni të krahasoj se kur është bërë Ligji i Pagave në 2019 nga AAK, pagat dhe shtesa kanë qenë të buxhetuara 650 milionë euro, kurse tani e kemi 745 milionë euro, dmth 95 milionë euro më shumë, sesa që ka planifiku AAK bashkë me PANIN atë kohë. Kur thoni që nuk ka buxhetim të Ligjit të Pagave, po thoni të pavërteta”

“çmimet e rritura dhe sektori privat , sa i përket kësaj çështje e kemi kalu një ligj për çmiçmet tavan që nuk e votuat dhe e keni çu ne Gjykatën Kushtetuese. Vetëm dikush hipokrit dhe që mund të këtë interesa me supermarkatet e çon një ligj në Gjykatën Kushtetuese. Përndryshe kot e keni nëse qaheni këtu, se qytetarëve u është vështirsu jeta, e në anën tjeter tentoni të bllokoni për me ju lehtësu jetën atyre”.

“Kemi të drejtë si qeveri që ta kthejmë pasqyrën nga ju që me kqyr çka keni ba kur keni qenë ju në pushtet. Keni premtuar pagë mesatare një mijë euro, por kur erdhët vetë i rritët pagat 100 për qind. Tash ishit takuar me sindikatat dhe iu kishit premtuar rritje page prej 30 për qind. Edhe me rrena jeni dorështrënguar, bile rreni mirë thoni 50 për qind e jo 30 për qind”.” /Reporteri.net/

<p>The post Murati – opozitës: Veç a jeni që e kaloni Vettingun, buxheti nuk mungon – edhe me rrena jeni dorështrënguar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles