5 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Memli Krasniqi me kongresmenë, ambasadorë e gjeneralë amerikan: Për Kosovën dhe PDK-në, miqësia me SHBA-të është e shenjtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është pritur në Washington DC në një darkë pune nga kongresmenë, ish-kongresmenë, ish-ambasadorë, gjeneralë të pensionuar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të rëndësishme në SHBA

“Jashtëzakonisht i nderuar që për nder të vizitës time në Washington DC, u prita në një darkë pune shumë produktive me kongresmenë, ish-kongresmenë, ish-ambasadorë, gjeneralë të pensionuar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të rëndësishme në SHBA. Kongresmenin e Michiganit John Moolenaar, atë të Marylandit Dutch Ruppersberger, të Virginias Ben Cline dhe pjesëmarrësit e tjerë – i njoftova me situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë”, tha Krasniqi.

Lideri i opozitës Memli Krasniqi tha se Për Kosovën dhe PDK-në, miqësia dhe aleanca me SHBA-të është e shenjtë.

“Nga miqtë e mirë të Kosovës, të cilët ndjekin me vëmendje zhvillimet në Kosovë, kërkova që të vazhdojnë kontributin e tyre të rëndësishëm për vendin tonë, posaçërisht në këtë periudhë të sfidave të shumta. Ndihma e miqve amerikanë për garantimin e sigurisë dhe proceseve integruese të Kosovës është më e nevojshme se kurrë më parë. Në emër të qytetarëve të Kosovës, së bashku me ish-ambasadorin Ahmet Shala, të gjithë të pranishmit i falënderuam për mbështetjen e tyre historike dhe të vazhdueshme për vendin dhe popullin tonë”, tha kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

<p>The post Memli Krasniqi me kongresmenë, ambasadorë e gjeneralë amerikan: Për Kosovën dhe PDK-në, miqësia me SHBA-të është e shenjtë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,593FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy