5 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Kurti: Viti 2022 më i suksesshmi në historinë e shtetit tonë për të hyrat dhe rritjen ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e quan vitin 2022 si vitin më të suksesshëm në historinë e Kosovës, sa i përket të hyrave dhe rritjes ekonomike, ndërsa kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin me votën e tyre, Projekt Ligjin për buxhetin e vitit 2023, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kurti theksoi se sipas FMN-së, Kosova është prej vendeve të para, në mesin e ekonomive në zhvillim në Evropë që ka arritur një sukses të tillë e që është referencë e FMN-së për shtetet tjera sa i përket konsolidimit të financave publike.

“Viti i kaluar ishte viti më i suksesshëm në historinë e shtetit tonë sa i përket të hyrave dhe rritjes ekonomike. Sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Kosova është prej vendeve të para, në mesin e ekonomive në zhvillim në Evropë që ka arritur një sukses të tillë e që është referencë e FMN-së për shtetet tjera sa i përket konsolidimit të financave publike. Kjo na vë në pozite më të favorshme për sfidat që mund të na presin vitin tjetër”, tha Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Kreu i ekzekutivit njoftoi se buxheti për vitin 2023 do të ketë mbi 3 miliardë euro, ndërsa të hyrat tha ai se do të arrijnë vlerën e 2 miliardë e 884 milionë euro.

“Buxheti për vitin 2023 do jetë 3 miliardë e 212 milionë euro kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën 2 miliardë e 884 milionë euro. Kemi ndarë 745 milionë euro në kategorinë paga dhe mëditje, 493 milionë euro në kategorinë mallrra dhe shërbime, 1 miliard 98 milionë në subvencione dhe 811 milionë euro në shpenzime kapitale”

Kryeministri i vendit përmendi edhe disa nga pozitat e shtuara të vendeve të punës, si ato në inspektoriat dhe staf për çerdhet, ndërsa shtoi se janë ndarë 296 milionë euro për shëndetësi, e siç thotë ai më së shumti ndonjëherë që nga shpallja e pavarësisë.

“Kemi shtuar 240 pozita te reja për inspektoriat. Kemi shtuar 243 pozita për staf për çerdhet që parashihen të funksionalizohen. Kemi ndarë 296 milionë euro për shëndetësi, më së shumti ndonjëherë që nga shpallja e pavaresisë”

“Mbështetjen për bujqit dhe fermerët për vitin 2023, buxheti 87 milionë euro për herë të parë, dhe me fondet e jashtme presim ta kalojmë vlerën 100 milionë euro”

“Kemi shtuar 300 pozita të reja për policinë, 123 milione euro parashihet buxheti i përgjithshem për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin e ardhshëm”

Kryeministri i vendit bëri të ditur se në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit buxheti do të jetë mbi 57 milionë euro.

“Me mbështetjen e BE do t’i kemi edhe 75 milionë euro që ta kalojmë krizën energjetike. Jemi të vetëdijshëm për situatën e rëndë ekonomike dhe energjetike e cila u shkaktua nga lufta Rusi-Ukrainë”./Reporteri.net/

<p>The post Kurti: Viti 2022 më i suksesshmi në historinë e shtetit tonë për të hyrat dhe rritjen ekonomike first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,593FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy