8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

Humolli i VV-së: Buxheti 2023 dëmton sigurinë në vend, nuk e votoj

Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka thënë se nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2023.

Kjo pasi që sipas tij në këtë buxhet nuk planifikohet asgjë për sektorët e sigurisë.

“E pash këtë projekt ligj as nuk është i majtë as djathtë. Ky projekt ligj për 2023 e dëmton sigurinë e vendit tonë sepse s`ka motivim për veteranët e luftës, sigurimi i policisë, sigurimi i FSK-së. Në qoftë se ne nuk i sigurojmë pjesëtarët e FSK, policinë, atëherë me çfarë motivi ata mund të ballafaqohen me Serbinë, kur Serbia çdo ditë po na kërcënon me polici, ushtri, kriminelë në Veri. Unë nuk do ta votoj këtë buxhet dhe se askush nuk ka të drejtë ti anashkaloj këto vlera. Ftoj Qeverinë dhe deputetët e VV-së për reflektim”, tha Humolli ndër të tjera në seancën e Kuvendit.

<p>The post Humolli i VV-së: Buxheti 2023 dëmton sigurinë në vend, nuk e votoj first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy