12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Historike, më 28 nëntor Kosova e Shqipëria me Kuvend të përbashkët


Më 28 nëntor, në rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbledhen kuvendet e përbashkta Kosovë-Shqipëri, konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net.

“Po, për nder dhe në shënim të 28 Nëntorit do të mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, tha Kryeziu.

Në qershor të këtij viti, në mbledhjen e dy qeverive, kryeministri shqiptar Edi Rama, propozoi që 28 nëntori t’i bëjë bashkë dy shtetet njëkombëshe, Kosovën dhe Shqipërinë, me një kuvend të përbashkët.

“Unë do t’ju propozoja që, duke qenë se jemi në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe të ngritjes së flamurin të pavarur të Shqipërisë, ne të kishim në nëntor, të parin Kuvend të përbashkët, me të dyja Parlamentet e mbledhura në një dhomë”, u shpreh Rama.

Rama kishe deklaruar se bashkërisht me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, do të duhej t’i bindnin dy kryesitë e Kuvendeve, Kosovë e Shqipëri, për të arritur diçka të tillë./Reporteri.net/.

<p>The post Historike, më 28 nëntor Kosova e Shqipëria me Kuvend të përbashkët first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles