9.7 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

Haxhiu-Kurtit: Le t’jau ngreh veshin ministrave të tij që të përgjigjen para deputetëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se ka pasur një pyetje për ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, por i njëjti nuk ishte prezent në seancë.

Sipas Haxhiut, është e papërgjegjshme që ministri Çeku të mos marrë pjesë në seancë.

Ai ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti sa ka qenë në opozitë kishte insistuar shumë që ministrat t’i përgjigjen deputetëve.

“Let jau ngreh veshin pak ministrav të tij që të përgjigjen para deputetve, sepse ka marrë përgjegjësi me u përgjigj”, tha ai.

Haxhiu ka thënë se Kurti duhet që së paku kërkesat e tij si opozitar, t’i zbatoj tash që është në pushtet.

<p>The post Haxhiu-Kurtit: Le t’jau ngreh veshin ministrave të tij që të përgjigjen para deputetëve first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy