5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Haxhi Krasniqi: Në vitin 2023 dua të boksoj në Kosovë përpara 25 mijë tifozëve

Haxhi Krasniqi po e planifikon rikthimin e madh në boksin profesionist në vitin që po vjen.

Boksieri kosovar e humbi titullin e kampionit të botës pas humbjes kontroverse nga Dominic Bösel, pas së cilës u ankua pasi konsideroi se iu bë e padrejtë.

E tash, 35 vjeçari po bëhet gati për një rikthim në ring në vitin 2023 pasi synon ta rikthejë brezin e artë në boks.

Me gjasë, Robin Krasniqi do të zbresë në ring në muajin shkurt.

“Për mua, Munichu është vendi perfekt për luftën e radhës sepse këtu është vendi ku fillova të boksoja në Gjermani dhe ku prindërit e mi jetojnë ende këtu”, deklaroi Krasniqi në një takim që e pati me lojtarët e volejbollit të klubit WWK Volleys Herrsching.

Ndërkohë, një ëndërr e madhe për boksierin nga Juniku është që të boksojë në vendin ku u lind e ku u rrit.

“Dua të boksoj në stadiumin e futbollit përballë 25 mijë spektatorëve në Kosovë në muajin gusht”, premton ai.

Krasniqi këtë vit nuk mundi të boksonte pasi iu përkushtua familjes pasi u bë baba, shkruan Express.

“Unë gjithmonë e kam ëndërruar një familje të madhe dhe të shëndetshme. Jam pjekur shumë pasi jam bërë baba. Boksi më ka bërë më të fortë, fizikisht dhe mentalisht.

Gjithmonë jam munduar t’i transferoj mësimet nga ringu në jetën time private”, nënvizoi ai.

Pra, viti 2023 do të jetë mjaft i ngjeshur për Krasniqin, me së paku dy meçe.

<p>The post Haxhi Krasniqi: Në vitin 2023 dua të boksoj në Kosovë përpara 25 mijë tifozëve first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy