5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Estonia destinacioni i radhës i Kurtit, udhëton për vizitë zyrtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për vizitë zyrtare në Estoni. 

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrisë përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas njoftimit, Kurti në Estoni do të pritet nga homologia e tij, Kaja Kallas.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni. Nesër do të pritet në takim nga Kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas, dhe do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se të mërkurën Kryeministri Kurti kreu vizitën e tij në Gjermani. Para saj, ai ka qëndruar për vizitë në Francë e Austri. /Reporteri.net/.

<p>The post Estonia destinacioni i radhës i Kurtit, udhëton për vizitë zyrtare first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles