12.9 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Escobar pret Memli Krasniqin në DASH: Rreshtimi me SHBA-në është pa alternativë, dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohje reciproke

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në SHBA, është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Zëvendësndihmës i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, njëherësh i Dërguar i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i PDK-së e ka falënderuar Escobar për të gjitha etapat e mbështetjes së palëkundur amerikane për Kosovën.

Në këtë takim, Memli Krasniqi ka shprehur qëndrimin e PDK-së se rreshtimi dhe koordinimi i Kosovës me SHBA-në është pa alternativë.

Ai tha se SHBA i ka dhënë dhe i jep Kosovës mbështetje të vazhdueshme në procesin e integrimit dhe fuqizimit në arenën ndërkombëtare, përfshirë synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB.

“Z.Escobar e sigurova se qëndrimi i popullit të Kosovës, e pa dyshim edhe i PDK-së si lidere e opozitës, për ruajtjen dhe fuqizimin e raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm. Kur Shtëpia e Bardhë është adresa dhe kur aleanca me SHBA-të është rruga, afirmimi dhe suksesi kombëtar e shtetëror i Kosovës është destinacion i pashmangshëm”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi e ka siguruar Escobar se PDK do ta ofrojë gjithë mbështetjen dhe ndihmën e saj për çdo çështje që prek interesin shtetëror të Kosovës.

“Gjatë takimit diskutuam edhe për situatën dhe sfidat aktuale për sigurinë e Kosovës dhe domosdoshmërinë e intensifikimit të përpjekjeve në dialog me Serbinë, për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse – me njohjen reciproke në qendër”, tha Krasniqi.

Ai tha se tregimi i suksesit të Kosovës që nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi është bërë falë koordinimit të ngushtë me SHBA-të.

<p>The post Escobar pret Memli Krasniqin në DASH: Rreshtimi me SHBA-në është pa alternativë, dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohje reciproke first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,599FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles