12.9 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Dyshime për përfshije në grup kriminal, arrestohet sërish pronari i “Avicena”, Driton Shuki

Pronari i poliklinikës ‘Avicena’, Driton Shuki është arrestuar, e pas intervistimit është liruar, nga Policia e Kosovës.

Shuki është arrestuar për dyshimet se ka bërë blerje/pranim të disa pajisjeve të vjedhura nga persona që po dyshohen se kanë marrë tinëzisht pajisje mjekësore në vlerë 45 mijë euro nga spitalet e Maqedinsë së Veriut.

Kjo është hera e dytë që arrestohet biznesmeni Driton Shuki për dyshime se kryen vepra penale që përfshijnë të dy shtetet: Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

Shuki dyshohet se pajisjen mjekësore e cila u përfitua në mënyrë të kundërligjshme, e ka blerë për rreth 10 mijë euro nga personat të cilët ende nuk janë identifikuar nga organet e hetuesisë. Ndaj pronarit të “Avicena” kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Herën e parë ishte arrestuar për testet Covid 19. Shuki ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Han të Elezit nën dyshimin se ka bartur mostra dhe rezultate të testeve.

<p>The post Dyshime për përfshije në grup kriminal, arrestohet sërish pronari i “Avicena”, Driton Shuki first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,599FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy