7 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Deputeti i VV’së mesazh Kurtit dhe partisë së tij: Bashkëpunimi me SHBA’në garanci për sovranitet e të ardhme për Kosovën

Kërkesës së opozitës për koordinim të vazhdueshëm me ShBA’të i është bashkuar edhe një deputet i pozitës.

Eman Rrahmani i VV’së, me një mesazh të qartë për kryeministrin Kurti, ka deklaruar se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është thelbësor për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.ent.

“Garanci e plotë per integritetin, sovranitetin, zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës është koordinimi e bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne duhet të dëshmohemi me punë konkrete, planifikimin dhe bashkëpunim të mirëfilltë në interes të shtetit dhe qytetarëve të vendit tonë, pa dallim”, shkroi ai në Facebook.

Kujtojmë se bashkëpunimi i Kosovës me ShBA’të ka qenë temë e nxehtë e ditëve të fundit, ku të tri partitë e mëdha opozitare kanë shprehur shqetësim se kryeministri Kurti po rrezikon raportet me aleatë. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

<p>The post Deputeti i VV’së mesazh Kurtit dhe partisë së tij: Bashkëpunimi me SHBA’në garanci për sovranitet e të ardhme për Kosovën first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,592FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles