12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Deliu-Kodra me kërkesë për Qeverinë Kurti: Aman mos na bëni horë, veç sherrin jemi t’ua pa

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka thënë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës se dilema që ajo ka është se si mund t’i adresohet një Qeverie që sipas saj është pa ide, e pa vizion pune, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Deliu Kodra tha se brenda javës kanë ndodhur veprime abnormale nga Qeveria Kurti, ku këtu përmendi edhe nderimi i pllakës përkujtimore të ushtarëve të rënë serbë nga FSK dhe ministri Xhelal Sveçla, derisa një gjë të tillë e quajti skandal.

“Njëra prej dilemave kryesore që e kam sot është si mund t’i adresohesh një Qeveri pa ide, pa vizion pa punë dhe nuk bën asgjë çka duhet të bëjë, dhe kur nis e bën mbrapsht. Brenda një jave kanë ndodhur disa veprime abnormale me protagoniste Qeverinë, ku është rrezikuar e ardhmja. Në pah doli një skandal, ai i nderimit të një pllakë përkujtimore me ushtarë serbë, përbën një akt fyes e poshtërues ndaj shqiptarëve. Faj nuk kanë FSK, ata zbatojne urdhëra, ata i përgjigjen detyrës se tyre, e detyra është t’i përgjigjen kontrollit civil të ushtrisë tonë. Dorëheqja do duhej të ishte virtyt, por nuk e kanë bërë”, tha Deliu-Kodra.

Deputetja e PDK-së gjithashtu përmendi edhe huqjen e Ministres e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, derisa tha se ajo është bërë gaz i botës.

“Del diçka si puna e raketave në Poloni e bëhet gaz i botës. Është qesharake se si dhe ku ka përfunduar diplomacia jonë”, tha Deliu-Kodra.

Gjithashtu deputetja theksoi se PDK e konsideron se Kosova meriton një qeverisë tjetër, ndërsa pati edhe një kërkesë për Qeverinë.

“Ne emër të PDK konsideroj që Kosova meriton qeverisje krejt tjetër, nuk na mbetet gjë tjetër, por të kërkojmë “Aman mos na bëni horë, se veç sherrin jemi t’ua pa, kaq ka mbet me kërku prej jush, po e them prap, Aman mos na boni horë”, përfundoi Deliu-Kodra./Reporteri.net/

<p>The post Deliu-Kodra me kërkesë për Qeverinë Kurti: Aman mos na bëni horë, veç sherrin jemi t’ua pa first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,596FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy