8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

Ambasadori ukrainas në Beograd: “Prishtina na mbështet përzemërsisht, qytetarët po na pyesin pse s’po e njihni Kosovën”

“Prishtina po na mbështet përzemërisht”, tha ambasadori ukrainas në Beograd, Volodymyr Tollkaç, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Qytetarët në Ukrainë po na pyesin pse Kievi s’e njeh pavarësinë e Kosovës kur Prishtina po na mbështet përzmerësisht. Ne po e kemi të vështirë t’ua shpjegojmë”.

Kështu i tha portalit vojvodinas “Autonomija”, ambasadori ukrainas, teksa shpjegoi edhe se si Rusia në Ballkanin Perëndimor shfrytëzon problemet e pazgjidhura, korrupsionin, blerjen e mediave, shantazhin përmes energjisë, shpalosjen e informacioneve komprometuese për politikanë, si dhe manipulimin me konceptet si “vëllazëria sllave”.

Kosova ka qenë mbase më vokalja në rajon në dënimin e agresionit rus në Ukrainë që nga 24 shkurti dhe e para në bashkërendimin me sanksionet perëndimore ndaj Federatës Ruse.

Për mbështetjen kosovare ndaj Ukrainës, ka pasur edhe deputetë që e kanë çmuar atë dhe kanë bërë thirrje që Ukraina duhet me doemos të njohë pavarësinë e Kosovës./Reporteri.net/

<p>The post Ambasadori ukrainas në Beograd: “Prishtina na mbështet përzemërsisht, qytetarët po na pyesin pse s’po e njihni Kosovën” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy