11.4 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

Aksident mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, tre të lënduar

Një aksident mes katër veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, në atë pjesë të rrugës, qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent.

“Në ora 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent. Njësitet policore janë duke u marrë më aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

<p>The post Aksident mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, tre të lënduar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles