8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

Zëdhënësi i PDK’së: Po bëhemi gati për ta rrëzuar Qeverinë Kurti

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka deklaruar se PDK’ja po bëhet gati për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

Sipas Abdullahut, PDK’ja synon ta shpëtojë Kosovën nga qeverisja aktuale, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Partia Demokratike është duke u reformuar, reformat ndonjëherë janë edhe të dhimbshme. Ne jemi duke u bërë gati për ta rrëzuar këtë Qeveri, për të ofruar alternativë për ta shpëtuar Kosovën nga kjo ku po e dërgon kjo Qeveri”, deklaroi ai në TV1.

Tutje ka thënë se PDK është alternativa e duhur për ta qeverisur vendin.

“Ne jemi të bindur se është PDK me zotin Memli Krasniqi si kryetar, alternativë kryesore e këtij vendi”, tha ai. /Reporteri.net/.

<p>The post Zëdhënësi i PDK’së: Po bëhemi gati për ta rrëzuar Qeverinë Kurti first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles