9.7 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

Wanda Nara e tregon arsyen e ndarjes me Mauro Icardin

Wanda Nara i dha fund lidhjes me Mauro Icardin disa javë më parë.

U tha se tradhtia ishte arsyeja kryesore e ndarjes së çiftit të njohur argjentinas, por duket se e vërteta qëndron diku tjetër.

Në një intervistë dhënë për “Vanity Fair”, bukuroshja argjentinase, deri dje bashkëshorte dhe menaxhere e futbollistit të Paris Saint-Germainit, i huazuar në Galatasarat, ka folur për motivet që e kanë shtyrë që të ndahet nga ish-sulmuesi i Sampdorias dhe Interit.

“E vërteta është se unë i kam pesë fëmijë, i kam pasur të gjithë në gji, i kam rritur dhe u jam dedikuar atyre për 10 vjet. Së fundmi, ia shpreha Mauros dëshirën për t’u rikthyer për të punuar, por atij nuk i pëlqeu kjo ide. Në Argjentinë vazhdojnë të më propozojnë programe për t’i drejtuar dhe mua televizioni më pëlqen shumë. Kjo nuk nënkupton se do t’i anashkaloj fëmijët: Mauro ushtron dy orë në ditë dhe pjesën tjetër të kohës është në shtëpi. A nuk mund të më ndihmojë ai?”, shprehet ish-gruaja e Maxi Lopezit.

“Atij nuk i pëlqen kjo ide pasi konsideron se unë do ta heq vëmendjen nga familja. Ndërsa, për mua pavarësia është thelbësore: është rruga drejt lirisë. Ai çdo të dytin rast nga tre, mundohet të më rifitojë. Një ditë ka ardhur në aeroport për të më marrë me një veturë të mbushur me lule, ndërsa më pas më dërgoi në darkë dhe më tha: ‘Nuk dorëzohem.’ Mirë, por unë e di që, nëse do të rikthehemi së bashku dhe pas dy muajsh do ta marr një ofertë tjetër për punë, do të kemi prapë probleme. Nga ana tjetër, Mauro jeton në botën e futbollit, ku gratë rrallë punojnë dhe femrat në karrierë janë të diskriminuara”, përfundoi Wanda Nara

<p>The post Wanda Nara e tregon arsyen e ndarjes me Mauro Icardin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy