8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

Propozimi i Çekisë për liberalizim të vizave për Kosovën nuk kalon, Spanja kishte vërejtje

Nuk ka kaluar propozimi i Presidencës Çeke që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit ETIAS.

Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, Spanja ishte shteti që paraqiti vërejtje, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Raportohet se Spanja ka kërkuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të shtyhet për një muaj. Pra jo në dhjetor të vitit 2023, me hyrjen në funksion të sistemit ETIAS, por në janar të vitit 2024.

Sidoqoftë, diplomatët në BE besojnë se Presidenca çeke, gjatë dy javëve të ardhshme, do të arrijë pajtimin e vendeve anëtare për miratimin e propozimit të saj.

Ndryshe, pasditja e sotme ka qenë afati i fundit që vendet anëtare të BE’së, me procedurë të heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në lidhje me propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. /Reporteri.net/.

Nuk kalon propozimi i Çekisë për liberalizimin e vizave

<p>The post Propozimi i Çekisë për liberalizim të vizave për Kosovën nuk kalon, Spanja kishte vërejtje first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles