12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Para takimeve zyrtare në Washington, Memli Krasniqi bën homazhe tek varrezat e Arlingtonit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, para fillimit të takimeve zyrtare në SHBA, sot ka bërë homazhe në varrezat nacionale të Arlingtonit, për të nderuar ushtarët amerikanë, të cilët ndër shekuj ranë për liri dhe demokraci.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë ushtarët amerikanë, që ndër vite kanë kontribuuar për paqe në Kosovë.

“Siç e mëson çdo brez, liria nuk është falas. Këtë e dijnë amerikanët, por e dijmë mirë edhe ne shqiptarët. Gjithçka që kemi sot është falë sakrificës sublime të heronjve tanë. Faleminderit mijëra ushtarëve amerikanë të cilët ndër vite, por edhe sot, vazhdojnë të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në vendin tonë. Dëshmorët janë themeli i shtetit të Kosovës, i Amerikës, i Botës së Lirë”, shkruan Krasniqi.

Lideri opozitar dhe i PDK-së, Memli Krasniqi po qëndron në Washington, ku do të takojë zyrtarë të niveleve të larta të SHBA-ve.

<p>The post Para takimeve zyrtare në Washington, Memli Krasniqi bën homazhe tek varrezat e Arlingtonit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles