8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

Musliu-Shoshi: Kurrë s’ka pasur koordinim më të vogël me ShBA’të se me Qeverinë Kurti

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mënyrën e komunikimit me ShBA-në.

Duke iu kundërpërgjigjur deputetit të LVV-së, Alban Bajrami, ajo tha se asnjëherë më parë nuk ka pasur koordinim më të vogël me ShBA-në se sa në qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Musliu-Shoshi, u shpreh se ShBA tashmë ka filluar t’i vendos sanksione Qeverisë së Kosovës duke ua ndaluar vizitat në vendin e tyre.

Për dallim nga zyrtarëve të pozitës, Musliu-Shoshi ka theksuar se një gjë e tillë nuk po u ndalohet zyrtarëve të partive opozitare të Kosovës.

“Vlerësoj që kurrë më pak koordinim institucionet tona nuk kanë pasur me ShBA dhe BE. Kemi një qeveri që merr vendime që nuk janë të koordinuar me faktorë ndërkombëtare, me faktor brenda vendit, dhe si rrjedhojë jemi ku jemi sot. ShBA ka filluar t’i fusin në sanksione kemi një qeveri që nuk udhëton në ShBA por opozita ka vizita në ShBA në departamentin e shtetit. Kemi një qeveri që është jotransparente”, ka deklaruar ajo.

Tutja, deputetja e PDK-së, ka thënë se Qeveria e Kosovës, nuk ka strategji të qartë për dialogun Kosovë-Serbi, derisa e ka kritikuar edhe për mungesë të transparencës.

“Nuk ka një strategji për dialogun, për marrëveshjet që i nënshkruan, për marrëveshjet që i implementon. Kemi një plan franko-gjerman, ne kemi zyrtarë që tek vonë e japin si në mëdyshje që ekziston, si presidentja dhe kryeministri. Kemi një qeveri që është jotransparente sa i përket procesit të dialogut edhe për targat tek kur bëhet dëmi kërkojnë koordinim me opozitën por atëherë është vonë sepse dëmi është bërë”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Këto ditë, liderët e partive opozitare kanë udhëtuar dhe kanë zhvilluar në ShBA, derisa ambasadori i ShBA-së në Kosovës, kishte thënë se zyrtarët nga pushteti nuk do duhej të udhëtojnë jashtë vendit derisa ekziston ende kriza në veri.

<p>The post Musliu-Shoshi: Kurrë s’ka pasur koordinim më të vogël me ShBA’të se me Qeverinë Kurti first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy