7.2 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Militanti i VV’së, Tomë Gashi shpërndan “Fake news” për ambasadorin Hovenier

Avokati Tomë Gashi, i cili njihet si militant i Vetëvendosjes, të mërkurën ka shpërndarë “Fake news”, lidhur me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai publikuar një fotografi me citat kinse të Hovenier, në të cilin hedh kritika ndaj opozitës që pajtohet me kërkesat e Beogradit.

E sipas kësaj, këto veprime janë duke ia vështirësuar qëndrimet ambasadorit Hovenier, karshi Qeverisë Kurti.

“Opozita, më shumë pajtohet me kërkesat që vijë nga Beogradi sesa me vendimet e Qeverisë. Pra kështu na vështirësojnë edhe neve qëndrimet që i kemi ndaj Qeverisë”, thuhet në postimin e Gashit.

Ndaj tij pati reagime të shumta se deklarata nuk është e vërtetë – duke bërë që Gashi ta fshijë postimin e tij.

Ndërsa, postimi dezinformues, për një orë kishte marrë gati 600 pëlqime, 65 shpërndarje e dhjetëra komente.

<p>The post Militanti i VV’së, Tomë Gashi shpërndan “Fake news” për ambasadorin Hovenier first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles