12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Memli Krasniqi takohet me profesorin Daniel Serwer në Washington DC, flasin për situatën në veri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë zyrtare në Washington, ku sot ka takuar profesorin Daniel Serwer, që është njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor. 

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se me Serwer kanë folur për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Si një personalitet që ndjek akoma me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe i njeh mirë çështjet e sigurisë, bashkë folëm për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike. Ishte dakordim i përbashkët që, në mesin e agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë raportet me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, ka shkruar Krasniqi.

<p>The post Memli Krasniqi takohet me profesorin Daniel Serwer në Washington DC, flasin për situatën në veri first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy