5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Matoshi: Me gjithë respektin, diaspora jonë është e pashkollume, të shkollumit numërohen në gishta

Gazetari dhe publicisti kosovar, Halil Matoshi, ka thënë se diaspora e Kosovës është e pashkolluar, duke shtuar se ka respekt të madh për ta shkaku që janë punëtorë të vyeshëm dhe e duan Kosovën.

Sipas Matoshit, mërgimtarët që janë të shkolluar mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Mërgata e Kosovës, me gjithë respektin e madh se shumica e tyre janë punëtorë të vyeshëm e të mëdhenj dhe e dojnë atdheun e tyre pa dyshim, por ju e dini që të shkollumit dhe të diturit në mërgatën e Kosovës nëpër Evropë, Amerikë e deri në Australi, numërohen në gishta të njërës dorë. Dmth ka shumë pak njerëz të mbrrimë, që në jetën e tyre kanë mbërri me qenë dijetarë, me qenë naj avokat, naj mjek, naj biznesmen”, ka thënë Matoshi në një intervistë për Periskopin.

Matoshi ka thënë se kjo kategori janë zakonisht ata që edhe e shajnë elitën politike, që siç ka thënë, “ka kaluar në ferrin e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë”.

“Është një kategori e pashkollume, të cilët praktikisht jetojnë me social, i mbron shteti i fuqishëm perëndimor, cilido qoftë ai, nuk po e specifikoj cili shtet, prej Australisë, Kanadës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropës e gjithandej dhe tërë natën me social të qatij shteti, me siguri të nivelit ma të naltë, me shëndetësi të nivelit ma të naltë, me dashtë edhe shkollën e kanë të nivelit ma të naltë dhe me hy me sha p.sh një elitë politike që ka kalu nëpër ferrin e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, tu fillu prej 81’shit, kur e kanë çu rininë në burgje, poashtu ne në të 90’at si fmi kemi hy në rezistencë dhe kemi kalu nëpër burgje, kur praktikisht në 99’ën gjatë luftës, disa prej nesh, nja 4 mijë shqiptarë të Kosovës kemi qenë pengje të luftës, praktikisht kemi kalu nëpër kampet e përqëndrimit në Serbi…”, ka deklaruar Matoshi.

<p>The post Matoshi: Me gjithë respektin, diaspora jonë është e pashkollume, të shkollumit numërohen në gishta first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy