9.1 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

“Kriteret kanë qenë farsë e mashtrim” – Miftaraj thotë se BE mban pezull liberalizimin e vizave për Kosovën për shkak të dialogut me Serbinë


Kriteret e BE’së për liberalizim të vizave – që Kosova i ka përmbushur që nga viti 2018 – Drejtori i Institutit të Kosovë për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i ka quajtur “farsë e mashtrim”, derisa pengesat e kohëve të fundit për të marrë vendim për heqjen e regjimit të vizave ka thënë se kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Kosova është i vetmi shtet që Bashkimi Evropian, liberalizimin e vizave e mban pezull dhe e ndërlidh me dialogun me Serbi.Dmth kërkesa për plotësimin e kritereve ka qenë farsë/mashtrim”, ka reaguar Miftaraj.

Radio Evropa e Lirë raportoi se këtë të mërkure nuk ka kaluar propozimi i Presidencës Çeke që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit ETIAS.

Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, Spanja ishte shteti që paraqiti vërejtje, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Raportohet se Spanja ka kërkuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të shtyhet për një muaj. Pra jo në dhjetor të vitit 2023, me hyrjen në funksion të sistemit ETIAS, por në janar të vitit 2024.

Sidoqoftë, diplomatët në BE besojnë se Presidenca çeke, gjatë dy javëve të ardhshme, do të arrijë pajtimin e vendeve anëtare për miratimin e propozimit të saj.

Ndryshe, pasditja e sotme ka qenë afati i fundit që vendet anëtare të BE’së, me procedurë të heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në lidhje me propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. /Reporteri.net/.

<p>The post “Kriteret kanë qenë farsë e mashtrim” – Miftaraj thotë se BE mban pezull liberalizimin e vizave për Kosovën për shkak të dialogut me Serbinë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles