12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Korenica: Kurti më kërkoi dorëheqjen, unë nuk pranova dhe më shkarkuan

Deputeti i VV’së, Visar Korenica ka thënë se ka pasur takim me kreun e VV’së, Albin Kurti, ku fillimisht i është kërkuar dorëheqja nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec, për shkak të qëndrimit të tij për projekt Kodin e ri Civil.

Korenica tha se pasi nuk ka pranuar dorëheqjen, në muajin prill, pas mosvotimit të Kodit Civil i është komunikuar me e-mail se është shkarkuar nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec

“Shkarkimi ka ndodh në muajin prill pas mosvotimit të Kodit Civil nga ana ime. Prej muajit prill e deri para emërimit të koordinatorit të ri, nuk e kam parë të arsyeshme të flasë për këtë. Mua më është komunikuar vendimi me email, se kryesia e VV’së ka marrë vendim për me ju liru nga pozicionit të koordinatorit, ju faleminderit për kontributin tuaj deri tash. Emaili më ka ardh në muajin prill, pas votimit të Kodit Civil. E kam pas një kontakt me kreun e VV’së dhe përfaqësuesit ku më është komunikuar drejtpërdrejt arsyeja e shkarkimit, në fakt kërkesa për dorëheqje, pastaj pas mospranimit tim, më dërgojnë email që më kanë shkarkuar. Qëllimi kryesor është mosvotimi i Kodit Civil”, ka thënë Korenica në Pressing të T7.

<p>The post Korenica: Kurti më kërkoi dorëheqjen, unë nuk pranova dhe më shkarkuan first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles