12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Ish-komandanti i FSK-së tregon pse ushtarët po e braktisin uniformën

Ish-komandanti i FSK’së, Kadri Kastrati treguar arsyet pse kohëve të fundit po braktiset uniforma e ushtrisë së vendit nga pjesëtarët e vet, duke qenë se vetëm vitin e fundit, ishin 70 ushtarë që u dorëhoqën nga misioni.

Sipas Kastratit, paga e kushtet jo të mira të punës, janë shkak që pjesëtarët e FSK’së të zgjedhin një vizë pune jashtë shtetit apo edhe një punë tjetër më profitabile.

Kastrati tutje është pyetur edhe për skandalin e prezencën e gardës së FSK’së pranë përmendores së ushtarëve serbë të vrarë në vitet 1912-18.

“Arsyeja numër një pse pjesëtarët e FSK’së largohen nga FSK’ja është sepse kushtet nuk i kanë të mira, pagat i kanë shumë të ulëta dhe kushtet duhet të përmirësohen në FSK, por unë kam thënë edhe më herët se urgjentisht duhet të ulet Qeveria dhe të analizojë të studiojë këtë fenomen pse po ndodh, dhe të rritë pagat  e pjesëtarëve të FSK’së. Sepse me 400 euro inflacioni është shumë i madh, ata nuk mund ta mbajnë familjen e vet e as veten. Normal që kërkojnë kushte më të mira dhe punë më të mirë, dhe prapë unë mendoj që nuk ka arsye tjetër sepse shqiptarët e duan uniformën dhe dëshirojnë t’i shërbejnë atdheut, por kryesorja duhet plotësuar kushtet minimale që ata të jenë në institucionin më të besueshëm në Kosovë dhe merret me çështjen e mbrojtjes së shtetit të Kosovës”, ka thënë Kastrati për Periskopin.

<p>The post Ish-komandanti i FSK-së tregon pse ushtarët po e braktisin uniformën first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles