5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Dënohet me burg ish-sulmuesi i famshëm norvegjez

John Carew, ish-futbollist i famshëm norvegjez, është dënuar me një vit e dy muaj burg.

43-vjeçari akuzohej për evazion fiskal në vlerën e 5,4 milionë koronave norvegjeze (rreth 520 000 euro) dhe përveç dënimit me burg, duhet të paguajë edhe 52 000 euro gjobë.

Carew pranoi të gjitha akuzat, por tha se gjithçka e kishte bërë pa qëllim.

Deri tani, nuk ka një ankimim ndaj vendimit të gjykatës nga ana e ish-futbollistit, i cili ka luajtur gjatë karrierës së tij me ekipe si Valencia, Roma, Lyon, Aston Villa dhe West Ham.

Me përfaqësuesen norvegjeze, John Carew ka luajtur 91 ndeshje përgjatë periudhës 1998-2011, duke shënuar 24 gola./A2CNN

<p>The post Dënohet me burg ish-sulmuesi i famshëm norvegjez first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles