12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Deklaratat e Limajt për PDK-në, reagon Musliu: Matemi kur të duash Çelik

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, pas deklaratave të sotme.

Në një intervistë, Limaj ka deklaruar se është “më PDK se krejt PDK-ja që janë”.

“Matemi kur të duash Çelik”, ka shkruar Musliu duke shpërndarë deklaratën e Limajt në Facebook.

Limaj tutje ka deklaruar se në parim i takon Nismës, e si i tillë nuk do të ndërrojë parti. Megjithatë, ka thënë se, në thellësi, përfaqëson idealet e Partisë Demokratike të Kosovës, madje edhe më tepër se ata vetë, shkruan Reporteri.net.

”Unë e them publikisht, emri im është në Nisma, por më PDK se unë nuk ka në Kosovë, në organe të PDK-së, në koncept, në PDK-në që e kemi kriju, që e kemi ndërtu”, tha ai në Klan Kosova.

A do të rikthehet në PDK? Deklarohet Fatmir Limaj

<p>The post Deklaratat e Limajt për PDK-në, reagon Musliu: Matemi kur të duash Çelik first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles