8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

Atentat me armë zjarri ndaj kosovarit në Gjermani, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Një 55-vjeçar nga Kosova është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në Berlin të Gjermanisë.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, kosovari është qëlluar derisa po lëvizte me një makinë tip “Audi”.

Autori është arratisur nga vendngjarja, ndërkohë policia gjermane po punon për kapjen e tij.

Sipas informacioneve 55-vjeçari nga Kosova është qëlluar me plumb në shpatull. Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë në momentin e atentatit nuk ka pasur pasagjerë në mjetin e tij.

Mësohet se ngjarja është marrë nën hetim nga departamenti i vrasjeve në Gjermani. Deri më tani policia thotë se ngjarja nuk ka lidhje me klanet kriminale në Gjermani.

<p>The post Atentat me armë zjarri ndaj kosovarit në Gjermani, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles