5 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Arrestohen dy persona në Prizren, iu sekuestrohet drogë

Hetuesit policorë nga njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit për Narkotik në Prizren sot kanë kryer një plan operativ “Fermeri” pas informacioneve që disa persona janë të përfshirë në trafikim me lëndë narkotike.

Policia njofton se janë arrestuar dy persona në fshatin Shpenadi të Prizrenit – A.D 43 vjeç dhe V.D 24 vjeç.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 505.5 gramë substancë që dyshohet se është heroinë dhe 1.1 gramë marihuanë.

Të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit policorë nga njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit për Narkotik në Prizren, pas pranimit të një informate se disa të dyshuarve janë përfshirë në trafikim me lëndë narkotike, kanë hartuar dhe zbatuar planin operativ ‘Fermeri’ duke filluar hetime intensive në mbledhjen e dëshmive.

Pas grumbullimit të të dhënave se dy të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’, policia ka siguruar urdhër-kontrollin për kontrollim të banesës edhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve.

Sot, më 16.11.2022 në ora 06:10, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ka filluar kontrolli dhe gjatë realizimit të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 805.5 gr substancë dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gr. marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

Të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe V.D., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar), janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori i rastit janë dërguar në ndalim policor deri në 48 orë.

<p>The post Arrestohen dy persona në Prizren, iu sekuestrohet drogë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,592FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy