12.9 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Abdixhiku takohet me “mikun e madh të Kosovës” në Kongresin Amerikan, e fton për vizitë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abdixhiku ka njoftuar se sot është pritur në takim në Kongresin Amerikan, nga Kongresmeni Republikan Robert Aderholt, të cilin e ka ftuar ta vizitojë Kosovën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas Abdixhiku, ai është mik i madh i Kosovës dhe në vazhdimësi e ka shtyrë pozicionin e Kosovës në Kongresin Amerikan dhe politikën e jashtme amerikane.

“Në Kongresin Amerikan, u prita nga Kongresmeni Republikan Robert Aderholt. Atij fillimisht i urova rizgjedhjen nga gara e javës së kaluar. Kongresmeni Aderholt është një mik i madh i Kosovës. Në rolin e bashkëudhëheqësit të grupit për çështjet shqiptare, ai ka shtyrë në vazhdimësi pozicionin e Kosovës në Kongresin Amerikan dhe politikën e jashtme amerikane. Për këtë e falënderova përzemërsisht. Të njëjtin e ftova për vizitë në Kosovë. Populli i Kosovës mbetet falënderues për kontributin e Kongresistëve në momente të ndryshme historike. Për këtë mbështetje kemi nevojë edhe sot”, ka shkruar Abdixhiku./Reporteri.net

<p>The post Abdixhiku takohet me “mikun e madh të Kosovës” në Kongresin Amerikan, e fton për vizitë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,599FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles