12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

A do të rikthehet në PDK? Deklarohet Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është deklaruar lidhur me mundësinë për rikthim në PDK.

Limaj ka deklaruar se në parim i takon Nismës, e si i tillë nuk do të ndërrojë parti. Megjithatë, ka thënë se, në thellësi, përfaqëson idealet e Partisë Demokratike të Kosovës, madje edhe më tepër se ata vetë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

”Unë e them publikisht, emri im është në Nisma, por më PDK se unë nuk ka në Kosovë, në organe të PDK-së, në koncept, në PDK-në që e kemi kriju, që e kemi ndërtu”.

”Bërthama, brumi, krijimi është në koncept… unë mendoj se jam më PDK se krejt PDK-ja që janë”, tha Limaj në Klan Kosova.

Tutje, kreu i Nismës ka theksuar se është i gatshëm që, në krye të kësaj partie, t’i ndihmojë vendit për t’i tejkaluar sfidat me të cilat po përballet.

”Ama unë dhe Nisma jemi të gatshëm t’i bëjmë hapat e bashkëpunimit në temat e rëndësishme për vendin që preventojnë gabimet dhe telashet me të cilat po ballafaqohet vendi”, tha ai.

Kujtojmë se një fotografi e publikuar në rrjete sociale, ku shihen dy krerët e Komunës së Skënderajt, Fadil Nura dhe Sami Lushtaku, në një kafene bashkë me kreu e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, kishte ngritur dyshime për kthimin e këtij të fundit në familjen e vjetër politike të tij, Partinë Demokratike të Kosovës. /Reporteri.net/.

A po kthehet Fatmir Limaj në PDK, Ramiz Lladrovci ironizon me të: Nuk besoj se ka nevojë për partinë më të madhe opozitare

<p>The post A do të rikthehet në PDK? Deklarohet Fatmir Limaj first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,596FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles