12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Zgjedhja e rektorit të ri, Nagavci njofton për një praktikë që thotë se nuk është zbatuar më parë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavi ka thënë se zgjedhja e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinë duhet të jetë dhe do të jetë një proces i bazuar në meritë dhe transparencë, siç ka thënë ajo radikale, shkruan Reporteri.net.

Nagavci ka thënë se si Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është e vendosur që të mos ndërhyjë dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje tjetër, në asnjë dimension të procesit të zgjedhjes së rektorit.

Për të ndihmuar në këtë proces, Nagavci ka thënë se ka filluar të adresojë zyrtarisht kërkesën për monitorimin e procesit të zgjedhjes së Rektorit të ri.

“Dje iu drejtova me një letër zyrtare Ambasadorit të ShBA-së, dhe do t’i drejtojë të njëjtën kërkesë ambasadorëve të tjerë të QUINT-it dhe atij të Bashkimit Evropian, për mbështetje në këtë proces të rëndësishëm, ashtu si edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm për përmirësimin e performancës në Universitetin e Prishtinës. Do t’i takojë personalisht akterët ndërkombëtarë në reformat e arsimit të lartë gjithashtu ditëve në vijim për t’iu kërkuar të njëjtën. Të njejtën do ta bëj edhe me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë procese të reformave arsimore që të diskutojë me ta dhe t’iu kërkojë përfshirje direkte në këtë proces”, ka shkruar Nagavci.

Postimi i plotë:

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka shpallur konkursin për zgjedhjen e Rektores/Rektorit të ri. Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 31 tetor.

Është në përgjegjësinë time që të bëj thirrje e të motivojë kandidatet e kandidatët që gëzojnë integritet, përgatitje e arritje ndërkombëtare akademike, që punojnë pa kompromis për shkencën, universitetin e publiken dhe kanë vizion për të bartur detyrën e drejtimit të Universitetit, që të konkurrojnë në këtë konkurs publik.

Si Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, jam e vendosur që të mos ndërhyjë dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje tjetër, në asnjë dimension të procesit të zgjedhjes së Rektores/Rektorit. Megjithatë, e kam detyrim ligjor e moral që t’i mbështes anëtarët përfaqësues të MAShTI-it në Këshillin Drejtues të UP-së që të ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrën më profesioniste, transparente e të përgjegjshme. Bazuar në këtë, jam pajtuar me anëtarët përfaqësues të MAShT-it në Këshillin Drejtues të UP-së që ata të marrin përsipër e të garantojnë një proces të zgjedhjes se Rektores/Rektorit, që bazohet në parimin e transparences radikale, meritave dhe të sigurojnë monitorimit ndërkombëtar e aktivizmit civil.

Për t’iu ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, që dje kam filluar të adresojë zyrtarisht kërkesën për monitorimin e procesit të zgjedhjes së Rektores/Rektorit të ri.

Dje iu drejtova me një letër zyrtare Ambasadorit të ShBA-së, dhe do t’i drejtojë të njëjtën kërkesë ambasadorëve të tjerë të QUINT-it dhe atij të Bashkimit Evropian, për mbështetje në këtë proces të rëndësishëm, ashtu si edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm për përmirësimin e performancës në Universitetin e Prishtinës. Do t’i takojë personalisht akterët ndërkombëtarë në reformat e arsimit të lartë gjithashtu ditëve në vijim për t’iu kërkuar të njëjtën. Të njejtën do ta bëj edhe me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë procese të reformave arsimore që të diskutojë me ta dhe t’iu kërkojë përfshirje direkte në këtë process.

Premtoj, që anëtarët e MAShT-it në Këshillin Drejtues të UP-së do të jenë të pandikueshëm, profesionist, transparent dhe në koordinim me monitoruesit ndërkombëtarë dhe atyre të organizatave të shoqërisë civile. Mekanizmi do të jetë i tillë që, anëtarët e MAShT-it të Këshillit Drejtues do të organizojnë procesin zgjedhor në formë tërësisht transparente, duke u publikuar në ueb-site të UP-së planet/vizionet konkrete programore të secilit kandidat/e dhe duke mundësuar një prezantim publik të këtij programi, përfshirë intervistën. Do të ketë mundësi të adresimit të pyetjeve dhe të çështjeve me interes në analizim të programit, nga secili monitories dhe person tjetër i interesuar. I gjithë publiku ynë dhe të gjithë ata që monitorojnë do të jenë bashkëpjesëmarrës në këtë proces. Rezultatet e vlerësimit dhe monitorimit do të publikohen në ueb-site të UP-së, dhe padyshim që anëtarët përfaqësues të MAShT në Këshillin Drejtues do të votojnë/zgjedhin atë kandidate/kandidat që ka rezultuar më i/e miri/a e do të angazhohemi bashkarisht për realizimin e një projekti të ri për UP-në.

Me Qeverinë tonë, Rektoren/Rektorin do e zgjedh merita e saj/tij, të cilën e konfirmojnë rezultatet e monitorimit dhe zgjedhja do të jetë plotësisht e denjë për misionin e sotshëm dhe historinë që bart ky institucion.

Kjo praktikë nuk është zbatuar asnjëherë deri më sot. Unë do të sigurohem dhe garantojë që Rektorja/Rektori i ri në kohën time si Ministre do të jetë një zgjedhje objektive e jo i zgjedhur i diskrecionit i konjukturës së vjetër parapolitike e politike siç ishte në të kaluarën e errët.

Po e themelojë për herë të parë një praktikë që do të transformojë rrënjësisht e cilësisht mënyrën e zgjedhjes së Rektores/Rektorit e pastaj edhe mbarëvajtjen e punës në Universitetin e Prishtinës.

Vetëm një Rektore/Rektor i zgjedhur në një formë te tillë do të jetë e/i aftë të ndërkombëtarizojë UP-në, ta garantojë: hapjen e pozitave të reja për të staf akademik të mirëpërgatitur, të zbatojë një reformë strukturore të rekrutimit të stafit elitar akademik për secilën pozitë të lirë në UP (që aktualisht mbahen ‘peng’ kundërligjshëm).
Të rrisë integritetin në procesin e ristrukturimit të sistemeve të etikës dhe disiplinës, të ndryshojë cilësisht modelet e mësimnxënies dhe aplikimin e tyre në procesin akademik dhe ambientin e studimit. Pres që secila/i kandidate/kandidat të ofrojë programin dhe planin e detajuar për t’i arritur këto qëllime.

Kemi finalizuar Draft Ligjin për Arsimin e Lartë, jemi në rrugë të mirë për financimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë bazuar në performancën e tyre, janë zhvilluar e janë në proces një varg politikash për mbështetje të hulumtimit shkencor e integritetit akademik, andaj është edhe koha e fundit për integritet të lartë në proceset përzgjedhëse.
Tash është koha që planet/programet e Rektorëve t’i bëjmë publike, t’i shqyrtojmë seriozisht dhe të dakordohemi si shoqëri për ecjen para.
E kështu universiteti do të shndërrohet në mjedisin akademik të vërtetë dhe ku cilësia intelektuale mbizotëron, ashtu si e meriton ky institucion me rëndësi jetike për vendin tonë.

<p>The post Zgjedhja e rektorit të ri, Nagavci njofton për një praktikë që thotë se nuk është zbatuar më parë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles