12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Tejkaloi shpejtësinë, kosovarit i merret leja ditën që e kaloi testin e vozitjes

Bëhet fjalë për shoferin e një BMW të serisë 5, të cilës i është matur shpejtësia prej 126 km/h, në vendin ku lejohej 80 km/h

Policia Kantonale e Aargaut ka kryer të enjten një kontroll të shpejtësisë, duke përdorur aparatin lazer, transmeton albinfo.ch. Janë ndaluar tre ngasës të shpejtë, shpejtuesit u ndaluan ndërsa njëri prej tyre kishte fituar patentshoferin atë ditë.

Lexo Edhe:
Bëhet fjalë për një BMW të serisë 5, të cilës i është matur shpejtësia prej 126 km/h, në vendin ku lejohej 80 km/h, ka njoftuar policia të premten.
18-vjeçari kosovar nga regjioni është kontrolluar dhe raportuar në prokurorinë publike përgjegjëse, shkruan Aargauer Zeitung. Siç doli më vonë, shoferi i ri nuk kishte (ende) patentë shoferi me vete, pasi kishte kaluar testin e ngarjes po atë ditë. Por, policia i ka hequr atij menjëherë patentën e drejtimit.

Pak më i shpejtë ishte vetëm një gjerman 20-vjeçar, i cili kishte zhvilluar shpejtësinë prej 127 km/h, përcjell albinfo.ch. Ai gjithashtu është referuar në prokurorinë publike dhe është dashur të dorëzojë patentë shoferin në vendngjarje.

Vetëm një shofer 74-vjeçar, të cilit i është matur shpejtësia prej 115 km/h, është lejuar të vazhdojë drejtimin. Pensionisti është raportuar në prokurorinë publike.

<p>The post Tejkaloi shpejtësinë, kosovarit i merret leja ditën që e kaloi testin e vozitjes first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy