12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Sherr për radhën në mensë, biznesmeni therret 15 herë me thikë

GREQI – Biznesmeni Yannis Markou u godit me thikë të paktën 15 herë në orët e para të së premtes, 28 tetor në Varybompi dhe po lufton në spital për të qëndruar gjallë.

Skena e egër u zhvillua në orën 4:30 të mëngjesit para një mense në Varibombi. Dy të rinj, 19 dhe 26 vjeç , nisën të debatonin për radhën me tre burra, mes tyre edhe biznesmenin e njohur.

Papritur, 26-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur 15 herë. Më pas kanë ikur.

Policia e Kifisisë arrestoi 19-vjeçarin, ndërsa 26-vjeçari është në kërkim. I arrestuari akuzohet për bashkëpunim në vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa 26-vjeçari për vrasje të mbetur në tentativë.

Biznesmeni Giannis Markou është i njohur në rrjetet sociale dhe ka pasur një lidhje në të kaluarën me modelen Julia Novën. Ai ndodhet në terapi intensive, tashmë ka bërë tre operacione dhe sipas informacioneve, një nga plagët me thikë e ka kapur në arterien femorale./abcnews.al

<p>The post Sherr për radhën në mensë, biznesmeni therret 15 herë me thikë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy