5 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Sveçla për situatën në Veri: Nuk ka arsye të ketë përshkallëzime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, pas mbledhjes së Qeverisë, janë deklaruar për media lidhur me vendimin e ri për targat RKS.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ka pasur interesim të vogël sa i përket regjistrimit të targave, por që Qeveria nuk do të zmbrapset nga ky vendim.

“Janë regjistruar 20 vetura, ku pronarët e tyre kanë dorëzuar targat ilegale të Serbisë dhe kanë marrë ato zyrtare RKS. Ne jemi të interesuar që të dorëzohen këto targa ilegale… Prej 21 prillit të vitit të ardhshëm nuk do të lejohet lëvizja me targa të paregjistruara në RKS” deklaroi Sveçla.

Kurti modifikon vendimin për targa me disa ndryshime – afat deri më 21 prill të vitit të ardhshëm

Ai tha se nuk ka arsye për përshkallëzim të situatës në Veri.

“Nuk ka kurrfarë arsye që të ketë përshkallëzim të situatës atje. Vendimi është i marrë ligjshmërisht dhe institucionet janë të përkushtuara që ky vendim të implementohet me përpikmëri.”

Po ashtu deklaroi se ”MPB do të zbatojë me përkushtim dhe përpikëri secilën pikë dhe fazë të vendimit që sapo u mor nga qeveria. Pra do të fillojmë nga 1 nëntor dhe i gjithë procesi do të përfundoj me 21 prill, duke i ftuar të gjithë shtetasit që posedojnë targa të tilla që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi dhe ti kalojnë veturat e tyre në targa legale RKS”.

<p>The post Sveçla për situatën në Veri: Nuk ka arsye të ketë përshkallëzime first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,593FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles