12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Qeveria mblidhet sot pasdite, këto janë 4 pikat që do të diskutohen

Sot në orën 16:00 pasdite, Qeveria do ta mbajë mbledhjen e radhës.

Anipse nga Zyra e Kryeministrisë, nuk u bënë të ditur detajet, Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar dokumentin ku tregohen se cilat do të jenë pikat e diskutimit në këtë mbledhje.

Pika e parë e diskutimit është “Shqyrtimi i Projektligjit për ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës”, ndërsa si pikë e dytë është listuar “Shqyrtimi i Drafti të Raportit Nëntëmujor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës”.

Në këtë mbledhje, do të diskutohet edhe për energjinë, përkatësisht si pikë diskutimi listohet “Shqyrtim i propozim-vendimit për zgjatjen e masave emergjente për furnizimin me energjisë”.

Krejt në fund, Kurti bashkë me ministrat e tij do të diskutojnë “Tema të ndryshme”. /Reporteri.net/.

<p>The post Qeveria mblidhet sot pasdite, këto janë 4 pikat që do të diskutohen first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,596FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles