12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Provokon keq Daçiq, e quan Bislimin qytetar të Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur në lidhje me ngjarjen e djeshme kur zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimit, iu ndalua shkuarja në Beograd, ku ishte dashur të merrte pjesë në dy konferenca, dje dhe sot.

Në një bisedë në televizionin serb “Pink”, ai u përgjigj se nuk dinte asgjë për këtë, “as ku apo pse shkoi Bislimi”, ndërsa të njëjtin e quajti qytetar të Serbisë.

“Bislimi është qytetar yni dhe unë nuk mund të merrem me këto çështje të brendshme, nuk jam më ministër i Punëve të Brendshme”, tha Daçiqi.

“Ekziston një mekanizëm (për paralajmërimin e vizitave) pikërisht që të mos ketë probleme të tilla”, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

<p>The post Provokon keq Daçiq, e quan Bislimin qytetar të Serbisë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy