6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit që futi drogën në kamionin e tenderuesit milionësh të mallrave për burgun e Dubravës

Një sasi e konsiderueshme pilulash të dyshuara si ekstazi dhe një sasi mariuhanë janë kapur, pak para se të futeshin në burgun e Dubravës, në kamionin e firmës “Hajdini Comerc” pronë e biznesmenit Musaj Leku. Për këtë rast Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga të gjithë për identifikimin e personit që shihet në një video të kamerave të sigurisë derisa e ngarkon drogën në kamionin e kompanisë.

Më 13 shtator të këtij viti organet e rendit parandaluan futjen e një sasie droge, kryesisht mariuhanë e pilula të dyshuara si ekstazi. Ato ishin duke hyrë në burgun e Dubravës.

Për këtë, Prokuroria që nga ajo datë e kishte mbajtur nën arrest shoferin e kamionit, H.T., që drejtonte një kamion të firmës “Hajdini Comerc”, kontraktor i Qeverisë për furnizim të burgjeve në Kosovë. I dyshuari është liruar, pasi në media u publikua një video ku shihet një tjetër person duke i futur në kamion substancat e dyshuara narkotike, një natë para se të ndodhet kapja e drogës duke u tentuar të futet në burgun e Dubravës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Pamjet e natës së 12 shtaorit 2022 tregojnë një person duke ngarkuar diçka të dyshimtë mbrapa kamioni të kompanisë “Hajdini Comerc”, që të nesërmen do të barte mallra për në burgun e Dubraves.

Në mëngjesin e 13 shtatorit, atë kamion të “Hajdini Comerc” të ngarkuar pos me mallra të lejuara, edhe me një sasi prej mbi 200 pilulash të dyshuara si ekstazi, do ta voziste shoferi H. T., i cili u kap dhe u arrestua atë ditë, por u lirua më vonë në arrest shtëpiak pasi dolën dëshmi tjera me video.

E për këtë video, Polica e Kosovës të premten ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar që sipas policisë është i gjatë rreth 1,65 cm.

“Policia e Kosovës, bazuar në ligjin për publikimin e fotove dhe video incizimeve si dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, publikon këtë video me foto, me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar i cili shihet në këtë video”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ,,Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1,pika 1.8 i KPRK-s e.”, ka bërë të ditur Policia, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Tutje, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme.

Nga ana tjetër, Kompania “Hajdini Comerc” në pronësi të biznesmenit Musaj Leku, me kamionin e së cilës dyshohet se u transportuan substanca narkotike me destinacion burgun e Dubraves, nga viti 2018 u angazhua nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në tenderin “Furnizim me mallra ushqimore për te burgosur – kantinë”. Siç ka raportuar Insajderi, kjo kontratë, ishte planifikuar që të ishte mbi 1.8 milionë euro.

Mbi një muaj pas këtij rasti, Ministria e Drejtësisë e udhëhequr nga Ministrja Albulena Haxhiu nuk e ka njoftuar për ndërmarrjen e ndonjë mase apo ndërprerjen e kontratës me këtë kompani.

Krejt çka është njoftuar është vetëm parandalimi i futjes së drogës në burgun e Dubravës, duke u përkujdesur që të mos tregohet se kush është kompania transportuese e mallrave aty.

“Në tunelin e Portës së Re të hyrjes së qendrës kanë lokalizuar Automjetin Transportues të kompanisë së kontraktuar për furnizime të kantinave në SHKK, ku gjatë kontrollit të detajuar brenda hapësirave të Automjetit Transportues në mënyrë të kamufluar është tentuar të futet brenda qendrës: – substancë e dyshuar narkotike 748 gr; 11 telefona mobil; 8 kabllo të adapterëve;2 koka të adapterëve; 5×20 tableta të dyshuara të llojit DBOLMAX, dhe 212 tableta të dyshuara si ekstazi“, thuhet në njoftimin e MD’së të para disa ditëve. /Reporteri.net/.

<p>The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit që futi drogën në kamionin e tenderuesit milionësh të mallrave për burgun e Dubravës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy