12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Ministri Murati parashikon rritjen ekonomike: Presim të jetë 4.1% deri në fund të vitit

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2023, në vlerë prej tre miliardë e 212 milionë euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se pritet rritje ekonomie prej 4.1 për qind deri në fund të vitit, përkundër raporteve të institucioneve ndërkombëtare financiare që kanë paraparë ngadalësim të zhvillimit ekonomik.

“Ekonomia e Kosovës ka treguar rezistencë të mjaftueshme sa i përket përballueshmërisë me kriza. Deri në fund të vitit parashikojmë të kemi 3.8 deri në 4.1 për qind rritje ekonomike. Pritet një dinamikë e përshpejtuar e ekzekutimit të investimeve publike për shkak të zbatimit të kontratave në pritje që mundësohen me ligjin për mbështetjen e punëve publike”, deklaroi ai.

“Eksporti i mallrave pritet të vazhdojë në trendin rritës të deritanishëm. Projeksionet mbi të hyrat për vitin 2023 pritet të arrijnë 2 miliardë e 840 milionë euro”, shtoi ndër të tjera ministri Murati.

<p>The post Ministri Murati parashikon rritjen ekonomike: Presim të jetë 4.1% deri në fund të vitit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,596FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy