5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Lista Serbe: Nëse shqiptohen gjoba për targat, do të ketë rezistencë të ashpër

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të përshkallëzuar të vendimit për targat, ka reaguar Lista Serbe, duke i çuar një mesazh kryeministrit Albin Kurti.

Lista Serbe ka thënë se shqiptimi i gjobave për çështjen e targave ndaj qytetarëve serbë sipas planit të paraparë të zbatimit, do të jetë shkas për reagim dhe rezistencë të ashpër.

“Në emër të popullit serb nga kjo zonë, duam t’i themi qartë atij (Kurtit) se shqiptimi i masës së gjobave do të jetë shkas për reagim dhe rezistencë të ashpër të popullit serb, sepse jemi të vetëdijshëm për qëllimet e vërteta të pushtetarëve nga Prishtina.

Lista Serbe i ka konsideruar të ligjshme targat e lëshuar nga autoritetet serbe për qarkullim në Kosovë.

“Të gjithë ata që mendojnë se populli ynë do ta shikojë në heshtje heqjen e së drejtës, heqjen e targave KM, pra lirinë e lëvizjes dhe rrezikimin e mbijetesës sonë, gabojnë rëndë. Njoftimi i Albin Kurtit nuk është gjë tjetër veçse dëshirë për të vazhduar me planin e persekutimit të serbëve nga vatrat e tyre shekullore”, thuhet në këtë reagim.

Lista Serbe ka përcjell mesazhin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte thënë se serbët e Kosovë nuk janë vetëm dhe se nuk do të lejohej dëbimi i tyre, përkundër se Kosova nuk ka shprehur qëllime të tilla ndaj komunitetit serb./express

<p>The post Lista Serbe: Nëse shqiptohen gjoba për targat, do të ketë rezistencë të ashpër first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy