12.9 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2023 do të jetë mbi 3 miliardë euro

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar projektligji për ndarjen buxhetore të vitit 2023.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm parashihet të jetë mbi 3.2 miliardë euro.

“Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën prej 2 miliardë e 884 milionë eurove”, ka thënë Kryeministri Kurti.

Kurti ka shpjeguar fokusin e Qeverisë në ndarjen buxhetore.

Ndërsa, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë deri në fund të vitit parashihet rritje ekonomike nga 3.8 deri në 4.1 për qind.

“Ekonomia e Kosovës ka treguar rezistencë të mjaftueshme sa i përket përballueshmërisë me kriza. Deri në fund të vitit parashikojmë të kemi 3.8 deri në 4.1 për qind rritje ekonomike”, tha Murati gjatë prezantimit të projektbuxhetit.

<p>The post Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2023 do të jetë mbi 3 miliardë euro first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,599FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles