12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Konfiskohen mbi 9 kg substancë narkotike në veri, arrestohet një 33-vjeçar

Një 33-vjeçar është arrestuar dhe është intervistuar nga Policia pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni policor në Mitrovicën e Veriut kanë kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në atë lokacion policia ka arritur të gjejë e të konfiskojë 9 kg e 108 gr substancë që dyshohet se është marihuanë.

Si shkas, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’.

Me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

<p>The post Konfiskohen mbi 9 kg substancë narkotike në veri, arrestohet një 33-vjeçar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles