12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Kërkesa për shtyrjen e vendimit për targat në Veri, ambasadorët e QUINT’it zbarkojnë tek Kurti

Kur kanë mbetur vetëm 4 ditë para nisjes së zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat në Veri, në ndërtesën e qeverisë së Kosovës të premten kanë zbarkuar ambasadorët e vendeve të QUINT’it.

Të njëjtit janë duke mbajtur takim me kryeministrin Albin Kurti. Ky i fundit ka përpara një kërkesë të qartë nga ndërkombëtarët se zbatimi i vendimit duhet të shtyhet edhe për 10 muaj.

Kurti kësaj kërkese duhet t’i përgjigjet deri më së largu të hënën.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar fotografi ku shihen eskortat e ambasadorit amerikan dhe atij gjermanë, që para gati një ore kanë arritur në ndërtesën e Qeverisë. Deri takimi ka përfunduar para pak minutash.

Në takim ishin edhe ambasadorët e tjerë të vendeve të QUINT’it.

Po ashtu duke dal nga ndërtesa e ekzekutivit, sot është parë edhe kreu i AKI’së, Petrit Ajeti, për të cilin ende nuk ka informacion se me kë është takuar./Reporteri.net/

<p>The post Kërkesa për shtyrjen e vendimit për targat në Veri, ambasadorët e QUINT’it zbarkojnë tek Kurti first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy