3.9 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Jeni të ftuar në një dasmë vjeshtore, por nuk e keni idenë çfarë të vishni? Katër ngjyra aktualisht më trendi

Në stinën vjeshtë/dimër fokusi është në ngjyra.

Pjesët e rrobave me ngjyra të zjarrta dhe ato shumëngjyrëshe janë në qendër të vëmendjes, por disa ngjyra të pasura neutrale gjithashtu janë ideale për dasmat e ardhshme.

Për ta bërë më të lehtë idenë e kombinimit të veshjeve për ngjarje solemne, kemi hulumtuar në rrjete shoqërore duke kërkuar ngjyrat më të bukura të fustaneve, kombinezoneve dhe kostumeve të cilat mund t’i vishni ndërsa shikoni të dashurit tuaj duke ecur deri te altari.

Këto katër ngjyra do të dominojnë veshjet e mysafirëve në dasmat vjeshtore, transmeton Telegrafi.

1. E trëndafilta e ndritshme

Meqenëse e trëndafilta është ngjyra më trendi në muajt e fundit, ka një numër të madh fustanesh dhe kombinezonesh të cilat mund t’i zgjidhni.

2. E zeza

Një fustan i vogël i zi është gjithmonë një zgjedhje e mirë, dhe nëse jeni të shqetësuar se mos dukeni shumë e rreptë, gjithmonë mund të zgjidhni një pjesë me model.

3. E kaltra kobalt

E kaltra kobalt është nuanca më mbresëlënëse e cila kombinohet shkëlqyeshëm me tonet e argjendta dhe të arta, por duket bukur edhe në fotografi, gjë që gjithmonë është një plus në dasma.

4. E kafenjta çokollatë

E kafenjta çokollatë është zgjedhje popullore e markave këtë sezon.

<p>The post Jeni të ftuar në një dasmë vjeshtore, por nuk e keni idenë çfarë të vishni? Katër ngjyra aktualisht më trendi first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles