7 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

I shkuan në zyrë para vendimit për targa, Kurti: Ambasadorët e QUINT’it kërkuan kohë shtesë, ne bëmë zgjedhjen e duhur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë detaje lidhur me takimin që pati me ambasadorët e QUINT’it në zyrën e tij, pak para mbledhjes së Qeverisë, ku edhe u miratua që të bëhet shkallëzimi i vendimit për targa. Kurti tha se ambasadorët nuk ishin të njoftuar paraprakisht me këtë ide, dhe se pasi iu bë e ditur, deklaruan se u nevojitet kohë për të pasur një qëndrim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas kryeministrit Kurti, kërkesa e ambasadorëve që gjithçka të spostohet për më shumë muaj nuk ishte e duhura.

“Së bashku me ministrin Sveçla, zv.kryeministrin Bislimi dhe minsitren Gërvalla kemi takuar pesë ambasadorët e QUINT-it dhe me atë rast prezantuam qëndrimin tonë. Qëndrimi i tyre ka qenë qe gjithçka të spostohet me kohë për më shumë muaj. Por ne besojmë që kjo ishte zgjidhja më e mirë. Por nuk e dinin këtë propozim tonin dhe thanë se iu nevojitet të konsultohen me qendrat e tyre për të dhënë mendimin me këtë vendim tonin i cili ishte propozim në mbledhjen e fundit të Qeverisë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti po ashtu theksoi se ambasadorët perëndimorë janë njoftuar lidhur me këtë vendim dhe se janë të mirëseardhur të japin udhëzimet e tyre në mënyrë që çdo gjë të përcillet sipas planit.

“Ata tashmë janë të njoftuar dhe sigurisht që qendrat aleate mund ta thonë qëndrimet e tyre por edhe më mirë udhëzimin që mund t’i kenë se si në qëllimin tonë të përbashkët, gjithçka të shkojë siç është më së miri”, ka thënë Kurti.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 103’të të saj, ka modifikuar vendimin për targat RKS për qytetarët serbë të Kosovës.

Sipas vendimit “të ri”, deri me datën 21 nëntor do të jetë në fuqi masa e qortimit, nga 21 nëntori deri më 21 janar masa e gjobitjes, kurse nga 21 janari, për dy muaj do të përdoren disa targa provuese, derisa 23 prilli i vitit 2023 do të jetë dita kur targat ilegale përfundimisht nuk do të lejohen. /Reporteri.net/.

Kurti modifikon vendimin për targa me disa ndryshime – afat deri më 21 prill të vitit të ardhshëm

<p>The post I shkuan në zyrë para vendimit për targa, Kurti: Ambasadorët e QUINT’it kërkuan kohë shtesë, ne bëmë zgjedhjen e duhur first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,592FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles