12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Çifti i njohur ndahen pas shtatë vjetësh lidhje

Dj i njohur ndërkombëtar i ka dhënë fund lidhjes së tij disavjeçare. Bëhet fjalë për çiftin e njohur David Guetta dhe ish-partneren e tij Jessica Ledon.

Mësohet se arsyeja kryesore e ndarjes së tyre ishte stili i ndryshëm i jetësës. Dyshja ishin shumë të zënë për shkak të angazhimeve dhe udhëtimeve të vazhdueshme, duke mos i kushtuar kohë njëri-tjetrit.

Burime kanë thënë për mediat e huaja se Guetta, i cili e kaloi verën në Ibiza, vazhdimisht i bënte presion të dashurës që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“David u largua nga Jess dhe mënyra e tyre e jetesës thjesht nuk ishte më e njëjta. Ata kanë kaq shumë vite së bashku sa të gjithë rreth tyre mendonin se ishin krijuar për njëri-tjetrin, por nuk doli kështu”,-shtoi një burim.

Mirëpo më shumë se një ndarje, kjo mund të konsiderohet si një krisje në marrëdhënien e tyre, pasi të njëjtat burime pohojnë se Dj dhe modelja mund t’i japin sërish një shanc njëri-tjetrit.

“Ata nuk e kanë ndërprerë plotësisht kontaktin, kështu që disa prej nesh shpresojnë t’i rregullojnë gjërat”, ka përfunduar burimi.

Çifti nisi lidhjen në vitin 2015, ndërsa më vonë në vend të unazës së fejesës, muzikanti i dha partneres së tij një “unazë premtimi”, që tregonte dashurinë dhe përkushtimin ndaj saj. Këtë e bëri sepse “nuk beson më në martesë”.

 

<p>The post Çifti i njohur ndahen pas shtatë vjetësh lidhje first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles