6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Çështja e targave, LDK bën thirrje për përgjegjësi: Nuk është koha e lojërave dhe mbulimit të dështimeve

“Ne thërrasim për përgjegjësi, nuk është koha e lojërave, nuk është koha e mbulesës së dështimeve”, ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj derisa është përgjigjur rreth çështjes së targave dhe situatës në veri.

“Ne nuk jemi në qeveri, është përgjegjësi e qeverisë që të zbatojë rendin e ligjin në gjithë territorin e saj ashtu siç e përcakton Kushtetuta”, tha Zemaj.

Sipas tij, qëndrimet e LDK-së për çështjet e dialogut janë të njohura.

“Qëndrimet e LDK-së janë të njohura, edhe për transparencën që ka qenë e munguar, ne nuk i dimë të gjitha detajet se nëpër çka po kalon Republika e Kosovës më këtë proces. Kjo është nga arroganca e kësaj qeverie. Kemi edhe një vendim që duket do të krijojë një situatë të re edhe në procesin e dialogut po edhe të brendshëm”, tha ai.

Armend Zemaj ka folur në një konferencë për media ku ka kritikuar Qeverinë Kurti siç tha ai për keqmenaxhim në sektorin e shëndetësisë.

“Qeveria Kurti nuk ka vizion, nuk ka plan, e duket qe nuk ka as aftësi të menaxhojë me shëndetësinë. Vetëm 5% të investimeve kapitale në shëndetësi janë realizuar gjatë këtij viti”, tha Zemaj në një konferencë për media.

Ai tha se nga 15 projekte kapitale kanë filluar vetëm dy dhe sipas tij ato janë në fazën incuese.

“Qeveria Kurti ka zvogëluar buxhetin e shëndetësisë afër 15 për qind. Kosova po përballet me largim të profesionistëve shëndetësi për shkak të pagave te ulëta dhe trajtimit jo të mirë”, shtoi ai.

<p>The post Çështja e targave, LDK bën thirrje për përgjegjësi: Nuk është koha e lojërave dhe mbulimit të dështimeve first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles