5.3 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Bislimi nga Forumi i Sigurisë i Beogradit: Plani franko-gjerman s’e ka njohjen reciproke në qendër, i përshtatet qëndrimit të Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas pamundësisë për të qenë pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd, është lidhur virtualisht atje, ku ka folur me qëndrimin e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe propozimin franko-gjerman.

Bislimi para pjesëmarrësve të tjerë në këtë forum, tha se propozimi franko-gjerman, deri më tash, nuk përfaqëson plotësisht kërkesat e palës kosovare në dialog, pasi thotë se nuk e ka njohjen reciproke në qendër, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas tij, ky propozim anon më tepër në favor të Serbisë.

“Vështirësia kryesore me procesin e dialogut në Bruksel është dallimi midis qëndrimeve të dy palëve. Për Kosovën, është shumë e rëndësishme që të kemi një dokument përfundimtar që të ketë në qendër njohjen reciproke. Për Serbinë, është e rëndësishme që të mos jetë një dokument përfundimtar dhe të mos përmendet njohja reciproke. Propozimi franko-gjerman i afrohet shumë qëndrimit të Serbisë sepse nuk paraqet një marrëveshje përfundimtare dhe gjithashtu nuk e ka këtë njohje reciproke në këtë fazë”, tha Bislimi.

Ai theksoi se arsyeja pse nuk është bërë publik ende ky dokument është rreziku që të dëmtojë procesin e dialogut.

“Të dyja palët kanë rënë dakord që në këtë pikë, nuk është produktive të zbulohet dokumenti, sepse do të vrasë frymën e kontributit pozitiv drejt nxjerrjes së një rezultati të mirë prej tij, por i takon të dyja palëve të vendosin se kur është momenti i duhur për ta publikuar atë”.

Zëvendëskryeministri Bislimi shtoi se, në dialog me Serbinë, Kosova qysh nga fillimi është inkuadruar me një “mendësi të hapur” dhe me synimin që të fokusohet në qëndrimet e ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak, i cili po ashtu kërkon njohjen reciproke në qendër.

Sidoqoftë, Bislimi tha se marrëveshjet e mëhershme nuk kanë funksionuar për arsye të mosimplementimit të duhur si dhe afateve.

“Për këtë arsye ne na u desht të merreshim me çështjen e energjisë dhe çështjen e targave. Jo pse i zgjodhëm çështjet, ato na zgjodhën ne.”

Kujtojmë se Besnik Bislimi u detyrua të kthehej dje në gjysmë të rrugës pasi autoritetet serbe i thanë se nuk mund të garantojnë për sigurinë e tij, por sipas Bislimit, arsyeja ka qenë tjetër.

“Arsyeja pse jemi kthyer është dikund krejt tjetër, sepse ne kemi patur për qëllim që Beogradit, korit diplomatik dhe qytetarëve atje t’i ofrojmë versionin e Kosovës mbi zhvillimet që janë edhe në Kosovë edhe drejt normalizimit të situatës. Ju e dini që qytetarët në Serbi janë të ekspozuar ndaj një propagande shumë të tmerrshme nga Qeveria e Serbisë dhe një të vërtete të shpikur rreth zhvillimeve edhe në Kosovë edhe në dialogun me Serbinë. Si duket ka patur një rezistencë të madhe që të mos mundësohet edhe paraqitja, versioni i anës tjetër”, deklaroi ai. /Reporteri.net./

<p>The post Bislimi nga Forumi i Sigurisë i Beogradit: Plani franko-gjerman s’e ka njohjen reciproke në qendër, i përshtatet qëndrimit të Serbisë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,700FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles