12.9 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

­­­­Biserko: Beogradi në lidhje me Kosovën dëshiron qasje amerikane si të Trump-it, shpreson në ndryshime në Shtëpinë e Bardhë

Autor: Xhezair Dashi

Ndonëse Perëndimin e vlerëson si “optimist” se një marrëveshje përfundimtare mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, nuk beson se Serbia mund të bëjë ndonjë “kapërcim historik” në këtë drejtim.

“Ka shumë indikatorë që e kontradiktojnë këtë pritshmëri”, tha Biserko në një prononcim për gazetën online Reporteri.net. Si shembull më të fundit, ajo e sheh kthimin mbrapsht të zv/kryeministrit Besnik Bislimi pak pa hyrë në Beograd. “Kjo është një hap më tej në eskalimin e situatës me Kosovën”, thotë ajo.

Madje, Biserko tregon se nuk është vetëm Vladimir Putin i cili po thirret në të ashtuquajturin “precedan” të Kosovës për të justifikuar pushtimin dhe aneksimin e paligjshëm të rajoneve të Ukrainës. Edhe Serbia, thotë ajo, po përdor Kosovën për të kërkuar të kompenzohet me “Republikën Serbe” të Bosnje-Hercegovinës.

“Në fakt, Serbia gjithashtu po e përdor Kosovën për të justifikuar kërkesën e kompenzimit të humbjes së Kosovës me Republika Srpska-n. Ka shumë spekulime rreth një ndarje të mundshme të Bosnjes në Lindje dhe Perëndim. Ky është një pretendim i rrezikshëm e cila do të prolongonte agoninë e Ballkanin për dekada më tej. Ballkani nën një ombrellë (NATO dhe BE) është e vetmja mundësi për të hapur perspektivën rajonale”, tha ajo për Reporteri.net.

Në lidhje me çështjen e targave, Sonja Biserko konsideron se Beogradi po vazhdon qëllimin e saj të vjetër, të provojë ta shtyjë sa më shumë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

“Beogradi është i përqendruar në vonimin e zbatimit të marrëveshjeve tanimë të nënshkruara. Kjo është nënshkruar më 2011 dhe është shtyrë njëherë tashmë. Në konferencën e tij për shtyp, presidenti Vuçiç tha se ‘nuk do të dorëzohemi’. Në njërën anë Perëndimi shpreson të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy palëve këto muaj, në anën tjetër, toleron kërkesën e Beogradit për shtyrje. Ashtu siç e shoh unë Beogradi po provon të vonojë procesin duke pritur për ndryshime në Shtëpinë e Bardhë dhe duke shpresuar në qasje tjetër siç ishte ajo gjatë mandatit të Trump’it”.

Aktivistja serbe, gjithashtu është skeptike rreth asaj që është thënë të jetë përmbajtja e planit franko-gjerman, ku Serbisë do t’i sigurohej anëtarësim i përshpejtuar në BE në këmbim të mospengimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, e veçanërisht në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Javëve të fundit është spekuluar rreth përmbajtjes së vërtetë të atij dokumenti. Çfarë duket e qartë është vendosmëria e Perëndimit që përfundimisht të zgjidhin çështjen e Kosovës. Është vështirë për t’u besuar që Serbia të merrte anëtarësim të përshpejtuar në BE duke e pasur ndërmend mosgatishmërinë e saj për t’u renduar me politikën e jashtme të BE-së por edhe për shkak të ngërçit në reforma. Është vështirë të spekulohet nëse Serbia do të merr vendimin e duhur pasi që është bërë e varur për së tepërmi nga Rusia”, thotë ajo për gazetën online Reporteri.net.

<p>The post ­­­­Biserko: Beogradi në lidhje me Kosovën dëshiron qasje amerikane si të Trump-it, shpreson në ndryshime në Shtëpinë e Bardhë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,599FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy