7 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Zëvendëskryeministri Bislimi kthehet në Kosovë: Ky ishte sinjal që Serbia s’është e gatshme për normalizim

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është deklaruar para mediave në lidhje me rikthimin e tij prapa në Kosovë, pas përpjekjes për të shkuar në Beograd për të qenë pjesë e dy forumeve atje.

Bislimi ka thënë se arsyeja e ndalimit të tij nuk ka qenë domosdoshmërisht vetëm siguria, por fakti se në këto dy forume, Kosova planifikonte ta shpaloste anën e saj të zhvillimeve në vend, duke kundërshtuar, siç tha ai, propagandën që po u shpërndahet qytetarëve në Serbi nga qeveria serbe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Jo arsyeja është dikund krejt tjetër për arsye se ne kemi pasë për qëllim që Beogradit dhe korit diplomatik por edhe qytetarëve atje t’ua ofrojmë versionin e Kosovës mbi zhvillimet që janë edhe në Kosovë dhe drejt normalizimit të situatës. Ju e dini që qytetarët në Serbi i janë ekspozuar një propagande shumë të tmerrshme nga qeveria e Serbisë dhe një të vërtete të shpikur rreth zhvillimeve edhe në Kosovë edhe në dialogun me Serbinë, dhe si duket ka patur një rezistencë të madhe që të mos mundësohet paraqitja dhe versioni i anës tjetër”, tha ai para gazetarëve.

Pjesë e këtyre forumeve, tha Bislimi, ishin katër koncepte të rëndësishme.

“Sot dhe nesër unë kam qenë i paraparë të jem pjesë e dy ngjarjeve me rëndësi në Beograd. Fillimisht sot në tryezën e forumit për Marrëdhënie Etnike, ku është dashtë të diskutohet për Kosovën dhe rrugëtimin drejt Evropës kurse nesër, në Forumin e Sigurisë të Beogradit kam qenë pjesë e një debati ku është dashur të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi. Do të thotë, katër koncepte me rëndësi: marrëdhëniet ndëretnike, rrugëtimi drejt Evropës, siguria dhe dialogu Kosovë-Serbi.”

Sipas zëvendëskryeministrit, ky rast dëshmon qartë se Serbia nuk është e gatshme të punojë drejt normalizimit.

“E kemi paraqit kërkesën para organeve qysh javën e kaluar dhe ka qenë e aprovuar. Edhe sot gjithçka ka qenë në rregull derisa në një moment të caktuar na është thënë se Serbia nuk mund të ofrojë siguri, që për neve është një sinjal që Serbia ende nuk është e gatshme të punojë drejt normalizimit. Është absurde që në një konferencë për sigurinë, Serbia publikisht ta pranojë që ka elemente kriminale që duan ta cënojnë sigurinë dhe të pranojë se është e dobët për të ofruar siguri për pjesëmarrësit.”

Ai tha se nesër do të provojë që të kyqet në forum të paktën virtualisht, prej platformave online. /Reporteri.net/.

<p>The post Zëvendëskryeministri Bislimi kthehet në Kosovë: Ky ishte sinjal që Serbia s’është e gatshme për normalizim first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,592FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy